Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse shtëpia juaj mund të përkeqësojë ethet e barit dhe çfarë të bëni për këtë?

20:49 / April 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 661d570defed2 barit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndoshta tashmë keni shqetësime të lehta, si gudulisje në fyt, kruajtje e lehtë e syve apo e hundës?

“Ka disa lloje poleni që zakonisht shkaktojnë ethet e barit dhe astmën, të cilat ndahen me grupe, – thotë Dr.Beverley Adams-Groom. – Poleni i pemëve ndodh nga janari deri në fund të majit, poleni i barit ndodh nga fundi i prillit deri në fund të korrikut dhe poleni i barërave të këqija ndodh nga fundi i prillit deri në mes të shtatorit.”

Megjithatë, meqenëse nuk ka kurë për këto, mund të lehtësoni paksa simptomat duke u kujdesur për disa detaje në shtëpinë tuaj.  

Mos anashkaloni raftin e rrobave dhe këpucëve

Sapo hyni në shtëpi, fusni veshjet e sipërme në raft dhe këpucët, pasi poleni ngjitet pas rrobave.

Heqja e këpucëve dhe veshjeve të sipërme në një hapësirë të veçantë të shtëpisë është ideale.

Mbroni veten nga kafshët shtëpiake

Qeni është miku më i mirë i njeriut. Përveç, periudhës së etheve të barit. Kafshët mund të sjellin polenin nga jashtë, ndaj rekomandohet t’i lani ose t’i pastroni para se të futen në shtëpi.

Dhoma e ndenjjes

Zëvendësoni lulet e prera me bimët e gjelbra. Palmat Areca janë veçanërisht të mira në kapjen e alergjive dhe filtrimin e kimikateve të tilla si formaldehidi dhe trikloretileni që mund të përkeqësojnë simptomat.

Mbulesa për jastëk dhe divan, që mund të hiqen dhe lahen

Çdo orendi dhe pëlhurë e butë duhet të jetë e lehtë për t’u hequr dhe larë. Jastëkët e divanit duhet të hiqen dhe lahen.

Hiqni perdet dhe qilimat e rëndë

E mira është që të keni qilima të lehtë, pasi qilimat e rëndë mund të përmbajnë polen.  

Në vend të perdeve, vendosni grila, pasi pastrohen më lehtë nga poleni. Në mëngjes herët dhe në mbrëmje, mbyllni dritaret pasi lëshohet poleni.

Pastroni me kujdes kuzhinën

Përpiquni të gjeni një fshesë me korrent. Shumë fshesa me korrent tani mburren me një filtër HEPA (ose grimca ajri me efikasitet të lartë) që premton të kapë grimcat më të vogla dhe të sigurojë lehtësim për ata që vuajnë nga alergjitë.

Thani rrobat në ambiente të mbyllura

Ndonëse tundoheni nga dielli atje jashtë për të hapur rrobat, mos e bëni. Përpiquni t’i thani brenda, jo jashtë, ku rrobat tuaja do të tërheqin më shumë polen.

Dhoma e gjumit

Hulumtimet sugjerojnë se tekstilet e leshit, duke përfshirë dyshekët, mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm duke thithur ndotës të zakonshëm si formaldehidi, dioksidi i squfurit dhe oksidet e azotit, të njohur si komponime organike të paqëndrueshme ose VOC.

Barriera për shtratin

Hidhni një çarçaf rezervë mbi jorganin tuaj pasi të keni rregulluar shtratin në mëngjes, kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e shtratit nga poleni dhe thjesht mund ta hiqni atë përpara se të shkoni në shtrat në mbrëmje.

ethet e barit Shtepia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

20:59 / February 6, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.