Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse Tirona ka 25 vjet nuk voton Partinë Demokratike?

17:47 / September 29, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Më 1 tetor 2000 ndodhi fitorja e parë e Edi Ramës dhe filloi fundosja e Partisë Demokratike në Tiranë. Kanë kaluar plot 25 vjet që qytetarët e kryeqytetit nuk votojnë PD, përfishrë edhe Lulzim Bashën që humbi me 10 vota, por më pas mandati iu ”dhurua” nga KQZ

Po pse Tirana nuk e voton Partinë Demokratike, as për Bashkinë dhe as për qeverinë? PD nga një parti qytetare, u shndërrua në një parti provinciale, duke ngjallur reaksion në kryeqytet. Në vitin 2000, nga gara u përjashtuan tre tironas autentikë: Dash Shehi, Buron Kaceli dhe Bamir Topi. PD nga një parti e studentëve dhe intelektualëve, përjashtoi dhe eliminoi gjithë themeluesit e saj.

Gjatë 10 viteve të para (1991-2000), PD e shkatërroi kryeqytetin me kioska, ndërtime pa leje, shtesa pallatesh dhe kaos urban. PD i dha prioritet “pushtuesve” dhe jo pronarëve autoktonë: ngriti bastionet në Bathore, Kamëz, dhe periferitë, duke stimuluar fenomenin “tokë e Xanun”.

Sot askush nuk pranon të kandidojë për PD në Tiranë, sepse humbja shihet si e sigurt. Ndërkohë, çdo kryetar bashkie i Tiranës gjatë këtyre 25 viteve Rama, Basha dhe Veliaj ka pasur ambicie për kryeministër. Pse nuk garon Berisha, Flamuri, Albana, Jorida, Alimehmeti, Gazmenti, Agroni, Pollo, Belindi?

Pse disa vite më parë garuan disa personalitete si Besnik Mustafai, Spartak Ngjela, Sokol Olldashi, Halim Kosova dhe sot nuk gjejnë emra? A është Tirana kaq e pa rëndësishme sa liderët demokratë i shmangen garës, kur dihet që një fitore në kryeqytet do të ishte paradhoma e një rotacioni politik në zgjedhjet parlamentare?

Në botë ka plot shembuj ku kryeministra kanë qenë më parë kryetarë bashkie:

  • Britania e Madhe: Boris Johnson (Londër)
  • Italia: Matteo Renzi (Firence)
  • Franca: Jacques Chirac (Paris)
  • Turqia: Recep Tayyip Erdoğan (Stamboll)
  • Izraeli: Ehud Olmert (Jeruzalem)

Së fundi, dua të rikujtoj një parullë të vitit 1990 në protestat e para: “Tirona heroike me Partinë Demokratike”. Kjo parrullë u mbulua nga zhuli i zheleve. Në vend të saj, tingëllon “shprehja” e Qazim Mulletit: “Kur katunaria zbret në qytet, kombi është në rrezik.”

Në fakt, satira e Qazim Mulletit nuk kishte parasysh fshatarët e thjeshtë, por provincialët që, ngjiten në poste në Tiranë por mbeten të varfër në shpirt, të varfër në mentalitet duke urryer Tiranën dhe pengesë për civilizimin.

Pikërisht këtë sheh Tirona sot tek PD: “Një rrezik kombëtar”. Ndoshta Qazim Mulleti e paska tepruar disi por jo, Dritëro Agolli kur tha: “Mund ta nxjerrësh një katundar nga katundi, por jo katundin nga katundari”. Sot edhe po ndërruan 7 lëkurë, kryeqytetin s’e fitojnë kurrë………

PD spahiu Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë

15:30 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.