Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pse Trump dëshiron që të blejë Groenlandën?

15:03 / January 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 09 150110
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Arlind Isa

Donald Trump pas fitores si president i 47-të ka përsëritur synimin, që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Por pse presidenti i zgjedhur ka këtë synim? Është në interesin ekonomik dhe të sigurisë së SHBA që Groenlanda të bëhet pjesë e SHBA. Këto janë fjalët e Donald Trump të përsëritura madje ndër vite. Për të dhënë sinjale që e ka seriozisht synimin, një udhëtim i djalit të tij dha mesazhin që lëvizja do të tentohet kur të jetë në detyrë.

Duke marrë parasysh petkun e Trump si biznesmen dhe forcën financiare të SHBA, shumë kanë thënë se Amerika edhe mund ta blejë Groenlandën. Një tentativë e tillë është bërë edhe në të kaluarën, konkretisht pas luftës së dytë botërore kur Presidenti Harry Truman ofroi 100 mijë dollar për ta blerë atë. Reagimet kanë qenë të njëjta si sot, se ishulli nuk ishte në shitje dhe nuk ka për tu shitur kurrë.

Groenlanda gëzon status autonomie dhe mund të zhvillojë referendum për pavarësinë që prej 2009-ës. Këtë viti në vend pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe pritet me kuriozitet të shihet se si do të përdoret tema e pavarësisë nga Danimarka.

Ishulli në anglisht quhet vend i gjelbër paçka se në kontrast me atë që paraqet sot si pamje, ishulli dikur ka qenë shumë më i ngrohtë dhe ishte i mbuluar nga gjelbërimi. Mbi 85% e tij sot ndodhet nën akull.

Ndryshimet e klimës edhe pse në formën e tij Trump i ka kundërshtuar, mund të jenë pjesë e llogarive të Trump, pasi në të ardhmen ishulli mund të rikthehet në gjendjen e tij të shekujve më parë më shumë më pak akull dhe Trump si një biznesmen i suksesshëm mund të ketë llogaritur këtë që SHBA të përfitojnë ekonomikisht.

Ishulli përveçse i pozicionuar mirë në hartë në kuptimin gjeopolitik ka edhe potenciale të mëdha. Në një skenar ku ishulli do të ishte i gjelbër masivisht ai do të shndërrohej në një vend të mirë për të banuar, ku shkrirja do të kishte sjellë më shumë lëndë të para jetike përveç faktit që Groenlanda, ka potencial të madh në rezervat e naftës, gazit, uraniumit dhe mineraleve të ndryshme. Ai i përket Danimarkës prej 600 vitesh më status autonomie.

Groenlanda trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.