Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse u përzgjodh Gërdeci si vend i demontimit të armëve? Ja si përgjigjet Mediu

17:48 / November 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1620293130 gerdec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëri nga dëshmitarët deklaroi sot në gjyqin për Gërdecin se Shtabi i Përgjithshëm përmes një memoje ishte shprehur kundër përcaktimit të Bërzhitës si vend demontimi duke deklaruar se ishte e pasigurt për shkak të banesave afër.

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet se pse u vendos Gërdeci si vend demontimi duke qenë se edhe në këtë fshat kishte banesa afër.

“Në momentin që i kemi çuar Shtabit të Përgjithshëm vlerësimin për të Bërzhitën, shtabi është përgjigjur se Berzhita nuk është vendi i sigurt për shkak se nuk është vend demontimi dhe distanca e sigurisë nuk janë ato që duhet të jenë. Ministri nuk e ka kundërshtuar këtë vendim për ka thënë se duhet të procedohet sipas propozimit të shtabit të përgjithshëm dhe të trajtohen edhe çështjet e ngritura në memon e shtabit. Mendoj se kjo është ajo që ka bërë në mënyrë të përgjegjshme ministri. sa i përket urdhrit 550, dua të bëj me dije se ministri as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec, as s’e ka ditur se ku është Gërdeci por sot u provua se ishte një propozim i ardhur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes të shoqëruar me memon e sekretarit të përgjithshëm që ishte pjesë e procesit të demontimit. Ashtu siç ka, po e vë në dijeni, se në datën 18 Prill, përfaqësuesi i kompanisë ‘Sac’ i ka dërguar Mejkos dhe i thotë që vendi i demontimit do të jetë Gërdeci dhe Mejko i ka kthyer përgjigje të nesërmen duke përcaktuar po ashtu vendimin e demontimit Gërdeci. Ministri ka vendosur për t’i kthyer se zbatimi i urdhrit do të bëhet nga shtabi i përgjithshëm, drejtoria logjistike, komanda e forcës së bashkuar dhe komanda logjistike. Në momentin që merret një urdhër ministri, shtabi reagoi duke thënë se është apo jo i përshtatshëm. Nga momenti që e ka nënshkruar urdhrin dhe ka filluar demontimi në Gërdec, kanë kaluar afërsisht dy muaj dhe në këto dy muaj, shtabi kishte mundësi të shkonte në Gërdec, të vlerësonte vendin, sipërfaqen dhe t’i përgjigjej edhe shqetësimit të komandës të bashkuar, e cila në muaj, është adresuar se vendi nuk është kaq i sigurt dhe duhen bërë 200 metra më tepër, i është adresuar pikërisht shtabit dhe nuk ka përgjigje. Për të parë sa municion duhej depozituar, si mund të licensoheshin sipas urdhrit të ministrit. Në ministrinë e mbrojtjes dhe në forcat e aksioneve, kush merret me sigurinë e procesit për nën produkte të tjera edhe me radhë.”, theksoi ai.

gerdec mediu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.