I pyetur në Opinion në lidhje me dorëheqjen e Lefter Kokës kryeministri Rama është shprehur se shkaqet e dorëheqjes ish deputeti i Durrësit i ka sqaruar dhe se votat janë të PS-së e jo të individëve. Rama theksoi se pas largimit të tij dikush tjetër do ta marrë mandatin e deputetit.
Pyetje: Po Lefter Koka pse iku.
Edi Rama: Ja për ato që ka thënë vetë.
Pyetje: Nuk ka sqaruar asgjë.
Edi Rama: E ka sqaruar.
Pyetje: E fitoi mandatin dhe ia dha dhuratë PS-së.
Edi Rama: Si more e jeka dhuratë?
Pyetje: Po, e fitoi mandatin, e la dhuratë për PS-në dhe iku. E merr dikush që s’e Meriton.
Edi Rama: Ore, se ju të bëni të prekësh veten që të shohim nëse jemi në realitet apo në ëndërr. Votat i merr Partia Socialiste dhe nëse dikush dorëzon stafetën, e merr tjetri.