Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Publikimi i dokumentave të inteligjencës Amerikane, Biden: Po zhvillohet hetim i plotë

22:38 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden tregoi disa detaje nga hetimet për shkeljen e sigurisë, e cila lidhet me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane.

Lideri amerikan gjatë turneut tre ditor në Irlandë deklaroi se ka një hetim të plotë, por ende nuk ka një përfundim për këtë çështje.

“Ka një hetim të plotë duke u zhvilluar siç e dini, me komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë dhe ata po afrohen. Unë nuk kam një përgjigje për këtë. Nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen. Jam i shqetësuar se ka ndodhur, por nuk ka asgjë të njëkohshme që jam i vetëdijshëm se kjo ka një pasojë të madhe”, tha Joe Biden President i SHBA.

Sipas detajeve të zbuluara supozohet se lidhen me aftësitë dhe mangësitë ushtarake të Ukrainës, si dhe informacionin rreth aleatëve të SHBA-së, duke përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Turqinë.

Mediat e huaja shkruajnë se disa vende kanë vënë në dyshim vërtetësinë e disa prej dokumenteve, duke përfshirë Britaninë, e cila tha se kishte një nivel serioz pasaktësie në informacion.

Departamenti i Drejtësisë hapi një hetim zyrtar penal javën e kaluar pasi çështja u referua nga Pentagoni, i cili po vlerëson dëmin e shkaktuar. Zyra e FBI në Uashington po udhëheq hetimin, bazuar në dokumentet e publikuara dhe lidhjet që tregohen në to.

Që kur dokumentet u zbuluan për herë të parë në mars, hetuesit kanë ndjekur disa pista hetimi, për të cilat ende nuk ka një përfundim.

biden dokumenta inteligjenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.