Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikimi i të dhënave të 3 milionë shqiptarëve, flet eksperti: Kemi nisur hetimin, shqiptarët kanë kulturë të dobët….

21:42 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1dhenat1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po diskutohet me ekspertë skandalin më të fundit të shpërndarjes së të dhënave, ku tre milion personave i është publikuar numri i celularit së bashku me emër e mbiemër dhe vendin ku janë të punësuar.

Komisioneri i të dhënave private, Besnik Dervishi është shprehur se ka nisur një hetim mbi këtë rast por nuk nguroi të thoshte se shqiptarët kanë një kulturë shumë të dobët në këtë aspekt, pasi po iu kërkohet një e dhënë nuk hezitojnë ta japin pa problem.

Muhamed Veliu: Për herë të parë të shtunën në mbrëmje më del një reklamë me Shqipëri dhe numra telefoni me lista. Personi që e ka vendosur këtë listë në twitter quhet Munnaf Hossein. Nuk bëhet fjalë vetëm për numra por edhe gjinia, data e lindjes me emër mbiemër dhe vendi ku punon.

Është një listë e re nuk kemi të bëjmë me të dhënat ndër cite. Aty janë edhe shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri dhe është një numër i madh prej tre milion të dhëna qytetarësh shqiptarë. Rezulton që ky person është në Bangladesh dhe i ka nxjerrë këta numra në shitje me një shifër të majme.

Dervishi: Për mbrojtjen e të dhënave personale do të thoja se janë gjëra që bëjnë një person të identifikueshëm. Të dhënat personale kërkojnë patjetër mbrojtje ligjore. Natyrisht ne kemi filluar hetimin administrativ, e kjo do të kërkojë kohën e vet se janë hetime shumë të vështira. Besoj se kemi të bëjmë me një qëllim përfitimi. Është e pamundur që 3 milion shqiptarë të kenë dhënë miratimin për shpërndarjen e të dhënave të tyre.

Më duhet të them që kemi një kulturë shumë të dobët për sa i përket mbrojtjes e të dhënave të tij personale. Ne nuk e kemi problem që ne ti japim fotokopjen e kartës së identitetit dikujt të na mbarojë një punë.

Duke qenë se të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme shpeshherë, duhet të lexohet patjetër se çfarë po firmoset.

dhenave eksperti publikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.