Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Publikohen detaje nga sulmi që rrezikoi jetën e kryeministrit grek në Ukrainë

15:38 / March 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9950
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pjesë e madhe e shtypit grek publikojnë sot hollësi nga vizita pak orëshe e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Odesë të Ukrahinës dhe takimin e tij 45 minutësh me presidentin Zelensky, duke përshkruar edhe prapaskenat pas sulmit me raketë që ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku ndodheshin dy liderët.

Sipas gazetës Kathimerini bëhet fjalë për një sulm me një mesazh të caktuar që kishte shënjestër presidentin e Ukrainës, ndërkohë që, siç duket nga analiza e të dhënave ekzistuese, Moska ka qenë në dijeni të pranisë së kryeministrit grek atje.

Vizita në Ukrainë, ishte mbajtur e fshehtë, dhe u mbyll rreth dy muaj më parë, që të kryhej  në përvjetorin e dytë  të sulmit rus në Odesë, qytet që historikisht ka një ngjyra të forta greke, shkruan edhe e përditshmja Parapolitika -që thekson se për vizitën ishin informuar edhe SHBA , pasi ka pasur një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm Anthony Blinken dhe kryeministrit grek.

“Ishim në portin e Odesës kur dëgjuam disa sirena. Pak më vonë, kur po hipnim në veturat tona, dëgjuam një shpërthim të madh. Mendoj se për ne është mesazhi me i mirë, më real,  që na kujton se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë, çdo ditë”, tha Mitsotakis.

“Urrejtja e Putinit nuk mund të shkatërrojë Odesën tonë, vendin tonë, Europën tonë”, tha Zelenskyy.

Me titull “Ishte pak minuta para orës 12…” gazeta TA NEA përmend tre faktet e një thrilleri:

– Deri dje rusët godisnin vetëm natën

– Raketat ruse shpesh devijojnë nga objektivat e tyre

– Mbrojtjet ajrore zakonisht devijojnë raketat

Dhe arrin në përfundimin se : Rusët mund të kenë vënë në shënjestër autokolonën me misionin grek dhe atë ukrahinas .

Në kuadrin e skenarëve të shumtë , sipas gazetës Eleftheros Tipos sulmi ndaj autokolonës së presidentit të Ukrainës, u krye me dron, pasi mbrojtja ajrore e kishte marrë të gjitha masat për sulmet me raketa.

Gjithsesi analistë të shumtë theksojnë se megjithëse sulmi mund të kishte objektiv tjetër , ndodhi në kohën e vizitës së kryeministrit të një vendi të NATO-s” dhe ne se kjo do të vërtetohej do të  mund të sillte aktivizimin e Aleancës Euroatlantike dhe përfshirjen e saj të hapur, në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Përveç shtypit grek edhe mediat e huaja vazhdojnë të dënojnë në faqet e sotme  sulmin e djeshëm rus në Odessa, në kohën e takimit të dy udhëheqësve.

Kyriakos Mitsotakis odese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.