Princi Harry dhe Meghan Markle po e kalojnë karantinën në një vilë super luksoze në Beverly Hills që i takon manjatit të Hollivudit, Tyler Perry.
DailyMail zbulon se çifti nuk është takuar asnjëherë me Perry-n, por besohet se janë njohur përmes mikes së tyre të ngushtë Oprah Winfrey.
Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre njëvjeçar Archie e kanë quajtur shtëpi, vilën 18 milionë dollarëshe që kur u transferuan në LA në fund të marsit.
Ata kishin qëndruar në një shtëpi në ishullin Vancouver që nga njoftimi për largimin nga familja mbretërore në janar, por u larguan pasi Kanadaja njoftoi se do të mbyllte kufijtë për shkak të COVID-19.
Vila ku është duke qëndruar çifti ka pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo, shtrihet në 89,030 metër katrorë në majë të një kodre.
Ende nuk dihet nëse Harry, 35 vjeç dhe Meghan, 38 vjeç, e kanë marrë me qira pronën e Tyler-it apo po qëndrojnë atje si mysafirë, por nuk ka asnjë të dhënë që rezidenca të jetë shitur.