Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, ka prezantuar rezultatet e censit, për 2023. Dhuli u shpreh se censi u arrit të realizohet pas disa sfidave që vendi kaloi.
Qëllimi, shtoi ajo ishte realizimi i një procesi cilësor me të gjitha standardet.
“Censi i vitit 2023 solli shumë inovacione, me një sistem për monitorim në kohë të cilësisë të dhënave”, tha ajo.
Gjithashtu ajo theksoi se Censi është realizuar me mbështetjen edhe të partnerëve duke bërë që të arrihej më të gjitha standardet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se Shqipëria ka 2.4 milionë banorë.
“Partnerët tanë përmes mbështetjes, bënë të mundur që ky proces të zhvillohej me të gjitha standardet. Komisionet e censit në nivel bashkie lehtësuan procesin duke ndihmuar në ekzekutimin e fazave të ndryshme të këtij zinxhiri aktivitetesh”, tha ajo, duke shtuar: “Janë 2, 412, 113 banorë, të cilët përbejnë 755 950 familje me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1,082, 529 banesa të zakonshme”.