Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Publikohet plani i masave për kursimin e energjisë

22:21 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Energjia kursim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza energjetikë ka detyruar qeverinë shqiptare që të marrë një sërë masash, me qëllim kursimin e energjisë elektrike. Në aktin normativ të qeverisë, që është publikuar edhe në fletoren zyrtare parashikohen masa për klientë familjare dhe jo familjare, por edhe për institucionet shtetërore.

Kështu, sipas aktit normativ, ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanët do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 22:00.

Po ashtu për klientët jo familjarë, një masë tjetër është edhe gradimi i kondicionerit. Gjatë verës, kondicioneri nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë Celsius, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë.

Dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masën 15%, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten:

“Mosarritja e përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë nga institucioni, shoqëria apo ndërmarrja konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet me gjobë, në masën 50 000 lekë. Masa administrative i vendoset titullarit të institucionit, administratorit të shoqërisë apo ndërmarrjes, që ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse”.

Për klientët familjare

1. Agjencia për Eficencën e Energjisë financon projektet për instalimin e paneleve diellore, për ngrohjen e ujit sanitar për klientët familjare. Financimi përfshin jo më shumë se 70% te vlerës së impiantit dhe kostos së instalimit.

Financimi i masës mbështetëse bëhet vetëm nga të ardhurat për shërbime ndaj të tretëve, të arkëtuara nga agjencia gjatë vitit buxhetor. Fondet e pashfrytëzuara për këtë qëllim mbarten në vitin pasardhës.

2. Agjencia për Eficencën e Energjisë publikon në fazën e parë të proçesit subjektet, që kanë shfaqur interes për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit të ngrohtë.

3. Agjencia për Eficencen e Energjisë në fazen e dytë realizon një proçedurë të thjeshtuar për përfitimin e financimit nga klientët familjare. Përzgjedhja e klientëve familjare bëhet duke marrë për bazë kohën e aplikimit.

4. Instalimi i paneleve diellore monitorohet nga Task-Forca e Energjisë.

5. Agjencia për Eficencën e Energjisë shpall në faqen e internetit rregullat dhe proçedurat e detajuara për përfitimin e financimit.

6. Rregullat, proçedurat dhe metodologjia për subjektet dhe klientët familjare, objekt të kësaj mase mbështetëse, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për energjinë.

energjise kursimi masat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.