Vllaznia po kalon një ecuri të mirë në javët e fundit, si në kampionat dhe aktualisht në Kupë. Shumë faktorë kanë ndikuar në ndryshimin e atmosferës në kampion shkodran, kur dihet se fillimi i sezonit ishte plot luhatje. Së fundmi është bërë virale fleta me rregullat e brendshme, që drejtuesit kanë vënë për lojtarët.
Mbetet të sqarohet nëse kjo rregullore ka hyrë në fuqi pas emërimit të stafit të ri teknik. Më së shumti janë rregulla disiplinorë që të gjithë duhet t’i zbatojnë, në rast të kundërt shkelësit do të përballen me gjobat që shkojnë deri në 500 euro.
Ja disa nga rregullat e vendosur nga klubi shkodran:
-Vonesa në stërvitje ndëshkohet me 1000 lekë për minutë.
-Vonesa në grumbullim ndëshkohet me 2000 lekë për minutë.
-Mungesa pa arsye në stërvitje parashikon gjobë 200euro.
-Grindjet, ofendimet, sherre që kalojnë normën parashikon 300 euro gjobë.
-Goditjet e topit pas bilbilit ndëshkohen me 1000 lekë.
-Tenisi para stërvitje ndalohet, kush e shkel gjobitet me 2000 lekë.
-Përdorimi i telefonit gjatë ushqimit ndëshkohet me 1000 lekë gjobë.
-Zilja e telefonit gjatë analizës, 1000 lekë gjobë.
– (30-shja) në kuadrat 200 lekë personi.
-Karton i verdhë për protesta gjobitet me 50 euro.
-Karton i kuq për protesta parashikon 500 euro gjobë.

