Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

09:34 / December 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5238
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjisori Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele, humbën jetën për shkak të “lëndimeve të shumta me mjet të mprehtë”, ka konfirmuar ekzaminimi mjeko-ligjor.

Mënyra e vdekjes për çiftin e njohur është emërtuar si vrasje.

Rezultati doli vetëm pak orë pasi Nick Reiner u paraqit për herë të parë në gjykatë pas vdekjes së prindërve të tij.

Avokati i tij mbrojtës, Alan Jackson, u tha gazetarëve jashtë gjykatës së Los Anxhelesit se është vendosur një seancë për datën 7 janar 2026.

“E para dhe më e rëndësishmja, është një tragjedi e rëndë që ka rënë mbi familjen Reiner. Ne të gjithë e dimë këtë. Zemrat tona janë me gjithë familjen Reiner”, tha ai duke theksuar se ka “probleme shumë të ndërlikuara dhe serioze” të lidhura me çështjen.

“Ato duhet të trajtohen, por të shihen e të analizohen me shumë kujdes. Ne kërkojmë që gjatë këtij procesi, të lejoni sistemin të ecë përpara në mënyrën që është krijuar ta bëjë. Jo me nxitim për gjykim, jo me dalje në përfundime, por me përmbajtje, dinjitet dhe krenari që ky sistem e proces meriton dhe që familja meriton.”

Mbi 32-vjeçarin rëndojnë dy akuza për vrasje të shkallës së parë me një rrethanë të veçantë. Rob, 78 vjeç dhe Michele, 70 vjeçe, u gjetën të vrarë në vilën e tyre të dielën e kaluar.

Gjatë asaj dite, u arrestua djali i tyre 32-vjeçar si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Dënimi për vrasjen parashikon burgim të përjetshëm për Nick e deri me vdekje, por kjo e fundit do të diskutohet paraprakisht me familjen e tij, kanë njoftuar autoritetet.

djali publikohet shkaku vdekjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.