Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka postuar disa foto të parcelave me lëndë narkotike, duke i cilësuar si drogë të kryeministri Rama.
“Arat e hashashit “medicinal” te Edvin Droges dhe Gjeneral Hashashit qe moren jeten e tre te rinjve ne Malesine e Madhe. Ne narkoshtet krimi i droges eshte krim shteteror! sb”, shkruan Berisha.
Por, ai është nxjerrë bllof nga komentuesit, të cilët i kanë kujtuar se ato foto me hashash janë bërë në kohën kur ai ishte në pushtet.
“Janë fotografitë e kohës tënde, i ke ruajtur për t’i nxjerrë në ditët e sotme”, shkruan njëri nga komentuesit.