Një vajzë 16-vjeçare me origjinë egjiptiane ka përfunduar në spital pas dhunës së ushtruar nga i ati.
Shkak u bë publikimi i një videoje në “TikTok” nga ana e vajzës, në të cilën shfaqej pa shami.
Disa anëtarë të familjes njoftuan prindin për videon e vajzës. Vajza arriti t’i dërgonte një mesazh për ndihmë një miku që telefonoi 112. Vajza u transportua fillimisht në spital dhe më pas në një komunitet larg familjes.