Beniada është banorja e parë që u largua nga “Big Brother Vip” në këtë mbrëmje finale, duke humbur kështu mundësinë për t’u shpallur fituese. Publiku vendosi që të ishte pikërisht modelja personi i parë që të largohet.
Megjithatë, si finaliste ajo ka përfituar shumën e 10 mijë eurove dhe do të jetë prezantuese në emisionin “Procesin Sportiv”, përkrah Edi Manushit. Beniada është konsideruar nga publiku si një banore tepër pozitive dhe e dashur.
Ata e kanë mbështetur për mënyrën e saj të lojës dhe sinqeritetin e treguar, duke shfaqur në këtë rrugëtim anët e saj më pozitive.