Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Punësimi në të zezë, Spahiu: Dëm zinxhir! Informaliteti po mbyt ekonominë

10:42 / March 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perparim spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputeti i LSI-së Përparim Spahiu thotë se puna në të zezë në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, edhe pse qeveria ndërmori masa të forta kundër informalitetit.

Por duke analizuar të dhënat e Bankës Botërore, sipas të cilës 37% e të punësuarve në Shqipëri janë në të zezë, për Spahiun arsyeja kryesore është pamundësia për të paguar.

“Duke parë që ky fenomen është më i përhapur në grupin e të vetëpunësuarve, kryesisht atyre në bujqësi, por dhe në biznesin e vogël dhe të mesëm, natyrshëm kupton që arësyeja kryesore janë të ardhurat e pakëta, pra pamundësia për të paguar. Askush nuk do që të jetë informal, aq më tepër kur bëhet fjalë për garantimin e pensionit personal”, thotë ai në një status në Facebook.

Dhe si ekspert ekonomie, Spahiu thotë se pasoja e kësaj është ç’balancim i skemës së pensioneve, që çon në angazhim më të madh financiar nga buxheti për mbulimin e diferencës debitore të skemës. Pra, më pak investime direkte, shërbime, apo rritje pagash. “Gjithashtu punësimi informal, por dhe deklarimi më i vogël i të ardhurave nuk mundëson kreditimin. Pamundësia e 37% e të punësuarve në Shqipëri për të marë një kredi është një dëm zinxhir për të gjithë ekonominë”, thotë ai.

Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, vijon ish deputeti i opozitës.

POSTIMI I PLOTE
 

Informaliteti po mbyt ekonominë!

Banka Botërore raporton se 37 % e të punësuarve në Shqipëri, janë në të zezë. Vendi ynë kryeson rajonin për punësimin informal, ku 1 në 3 persona rezultojnë të jenë të pasiguruar.

Edhe pse qeveria ndërmori masa të forta kundër informalitetit, kryesisht “dajaku” me gjoba, përsëri ky fenomen mbetet mjaft shqetësues, pasi rezulton i lartë, me efekte mjaftë negative për skemën e sigurimeve dhe pensioneve.

Duke parë që ky fenomen është më i përhapur në grupin e të vetëpunësuarve, kryesisht atyre në bujqësi, por dhe në biznesin e vogël dhe të mesëm, natyrshëm kupton që arësyeja kryesore janë të ardhurat e pakëta, pra pamundësia për të paguar.

Askush nuk do që të jetë informal, aq më tepër kur bëhet fjalë për garantimin e pensionit personal.

Mungesa e një strategjie të qartë për sektorin bujqësor, ku prodhimi vendas konkurohet keqas nga importi, bara e lartë fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm, sidomos ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë, çuan në ulje e të ardhurave, ku pagesa e detyrimeve siguruese preket e para.

Pasojat?

Ç’balancim i skemës së pensioneve, që çon në angazhim më të madh financiar nga buxheti për mbulimin e diferencës debitore të skemës. Pra, më pak investime direkte, shërbime, apo rritje pagash.

Gjithashtu punësimi informal, por dhe deklarimi më i vogël i të ardhurave nuk mundëson kreditimin. Pamundësia e 37% e të punësuarve në Shqipëri për të marë një kredi është një dëm zinxhir për të gjithë ekonominë.

Zgjidhja?

Jo largimi masiv nga vendi, por rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar, klienteliste, të paaftë, si shkaktare direkte e realitetit që po jetojmë.

ekonominë Punesimi zinxhir
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.