Janë disa lloje pastrimi që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë ose të tregohet kujdes:
Pothuajse të gjithë detergjentët përmbajnë kimikate dhe substanca që mund të shkaktojnë alergji të rrezikshme. Në këtë moment duhet të përdorni produkte bimore ose të evitoni kontaktin e tyre me lëkurën tuaj.
Vendi ku qëndrojnë kafshët shtepiake. Këtë mund të bëjë dikush tjetër dhe në asnjë mënyrë ju. Mund të infektoheni nga një parazit i quajtur toksoplazma, dhe që është shumë i rrezikshëm për fetusin pasi mund të shkaktojë verbëri apo edhe mungesë të zhvillimit të gjymtyrëve.
Pastrimi i banjos. Në momentin që pastrojmë banjon zakonisht përdorim produkte tepër të forta të cilat lëshojnë aromë apo tym që është tepër i dëmshëm për fëmijën. Nëse duhet patjetër ta bëni, përpiquni të evitoni produktet e forta dhe gjatë pastrimit të mbani dyert dhe dritaret e hapura.
Kujdes me larjen e rrobave. Ju mund të jeni më tepër e ndjeshme ndaj aromave dhe lëkura mund të shfaqë alergji, nga ana tjetër ngritja e koshit të rrobave të lagura mund të dëmtojë fëmijën! Edhe hapja e rrobave për t’u tharë duke u zgjatur është një veprim që mund t’ju bëjë të humbi ekuilibrin apo të shkaktojë rritje të presionit të gjakut.
Mos ngrini pesha të rënda. E madje as të shtyni apo tërhiqni mobilje të rënda gjatë pastrimit. Me rritjen e barkut këto veprime mund të shkaktojnë edhe dhimbje të ndryshme tek ju.
Mos vendosni perdet në dritare. Mundësia të bini është tepër e lartë pasi mund të humbisni më me lehtësi ekuilibrin tuaj.