Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, është drejt finalizimit.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantier për të ndjekur ecurinë e punimeve, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu. Rama tha se ndonëse afatet e parashikuara për përfundimin e plotë të kampusit janë të rëndësishme, kryesore mbetet cilësia.
“Unë them në të gjitha rastet të kapim patjetër korrikun, por me cilësinë. Në tetor për vitin akademik mbase bëhet gati. Nuk duhet të nxitohemi, duhet bërë çdo gjë perfekt. Është gjithë ky investim, duhet të jetë perfekt. Arkitektura është e bukur, hapësirat janë të bukura, koncepti i brendshëm është i bukur. Unë them që 6 muaj të mira i do kjo që të jetë tamam”, tha kryeministri.