Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton banorët e Tiranës së gjatë fundjavës do të ketë kufizime të furnizimit të ujit të pijshëm. Shkak për këtë është nisja e punimeve për tubacionin e ri 10 km që do të shtojë sasinë e ujit në Bovillë.
NJOFTIMI I UKT NE FACEBOOK
Ju kujtojmë se ditën e shtunë fillojnë punimet për tubacionin e ri 10 km, i cili do shtojë sasinë e 💧në Bovillë. Rriten ndjeshëm oraret e furnizimit 🚰
Kërkojmë mirëkuptimin 🙏 e banorëve për kufizimet gjatë kësaj fundjave dhe marrjen e masave për të mirë-administruar depozitat personale apo të godinës ku banojnë 🙂.