Sytë e botës janë kthyer nga një operacion shpëtimi që po kërkon për shenja nga nëndetësja Titan, e cila prej ditësh tashmë ka dalë nga radarët.
CNN raporton se dy ish-punonjës të OceanGate, secili më vetë, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth sigurisë së nëndetëses Titan kur ata punonin për kompaninë disa vitë më parë. Një deklaratë e bërë nga laboratori kërkimor tregon përplasje të informacionit rreth mënyrës sesi është ndërtuar, testimit dhe zhvillimit të nëndetëses.
David Lochridge, ish-drejtues i kompanisë për operacionet detaret, deklaronte në një dëshmi për gjykatën se u hoq nga puna në vitin 2018 pasi ngriti shqetësime rreth sigurisë dhe testeve të kryera për Titanin, e cila u zhduk të dielën me pesë persona në bord.
Nëndetësja pritej që t’i dërgonte pasagjerët në vendin ku ndodhen mbetjet e Titanikut. Lochridge punoi si kontraktor i pavarur për OceanGate në 2015, më pas si punonjës midis 2016 dhe 2018, sipas dosjeve gjyqësore.