Një punëtor shqiptar ndërtimi është plagosur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maltë, pasi është goditur nga një pompë betoni me makinerinë me të cilën po punonte.
44-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm Gozo, ku u konstatua se kishte pësuar lëndime të natyrës së rëndë.
Një hetim magjistral është duke u zhvilluar ndërkohë që Policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë po vazhdojnë hetimet, për dinamikën dhe shkakun e ngjarjes, nëse janë zbatuar apo jo rregullat e mbrojtjes në punë.