Një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burg nga gjykata në Norwich, Angli, pasi u kap duke kultivuar 30 bimë kanabisi në banesë.
Artenis Shehu gjatë seancës së gjyqit e pranoi krimin dhe tha se donte të siguronte të ardhura për të ndihmuar babanë e tij në Shqipëri, i cili do të kryente një operacion.
Prokurori njoftoi se droga që i riu shqiptar do të nxirrte nga bimët mund të kapte vlerën e 225,000 paund.