Policia britanike ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi u kap në një banesë duke kultivuar bimë narkotike.
Admir Hidri, i cili punonte polic në Shqipëri, mori para borxh dhe udhëtoi drejt Britanisë. Atje ai pranoi të punonte për organizatat kriminale, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Ai ka treguar në polici se arsyeja që është përfshirë në këtë situatë ishte për shkak të një problemi familjar, pasi nëna e tij ishte sëmurë dhe duhet të paguante trajtimin.
Ndërkohë në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me vlerë prej 800 £ për bimë dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 £.