Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pushimet e “zjarrta” të Arilena Arës në Malibu

12:41 / August 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arilena2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky vit e solli Arilenën edhe si moderatore. Atëherë kur nuk e prisnim, këngëtarja u shfaq si prezantuese e një formati investigativ. Nuk mund të themi që artistja u përshtat shpejt në “lëkurën” e saj të re, por teksa përgatitet për sezonin e dytë të “Piranjat”, ajo po shijon disa ditë pushimesh. E duhet thënë se pushime si të Arilenës, pak kemi parë.

Ajo është arratisur për në Kaliforni, ku edhe po shijon disa ditë relaksi në Malibu, bashkë me bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë, Popin. Arilenën jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë brenda kornizave.

arilena 2

Gjithnjë ajo ka ditur të ndërthurë pamjen e saj fëminore me sensualitetin, por asnjëherë nuk e ka ekzagjeruar. Madje, pseudonimi i saj është “Kido”, çfarë tregon edhe njëherë natyrën e saj lozonjare. Por propozojmë që këtej e tutje edhe Arilenës t’i ndërrohet ky pseudonim.

Kjo, për faktin se në fotot e saj të fundit nga pushimet, Arilena jo vetëm që nuk duket si Kido, por duket më e zjarrtë se kurrë. Nga pushimet e saj në Malibu, artistja ka ndarë disa foto ku shfaqet me të vërtetë elektrizuese.

Me bikini minimalist rozë, Arilena ka shfaqur format bombastike nga kontinenti i largët. Por si vetë ajo ka zbuluar, zona ku ka qenë duke bërë plazh ka qenë mjaft e izoluar, duke ia lejuar vetes edhe disa foto topless.

arilena1

Sigurisht që kur je në Malibu, në një plazh komplet bosh, dhe pa sytë e kureshtarëve mund t’ia lejojë vetes një zhveshje të tillë. Në këto ditë të nxehta, ajo shoqërohet nga Popi, menaxheri dhe miku i saj më i afërt. Vetë këngëtarja ka publikuar foto dhe video të ndryshme ku shfaqen të dy së bashku, si një dyshe e pandarë.

Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja dha edhe një ndër intervistat e saj të rralla, ku pranonte se skishte bërë kurrë pushime. Ajo tregoi se edhe në rastet kur Popi i kërkonte të vizitonin një vend të bukur, ajo refuzonte diçka të tillë me argumentin se nuk janë lodhur mjaftueshëm që ti meritojnë ato pushime.

“Mund t’ju duket e çuditshme, por nuk kam bërë kurrë pushime në jetën time. Thosha me vete sa qejf është të ikësh me pushime, nuk kam pasur kohë në të gjitha llojet e dimensioneve, s’kam pasur dëshirë për të pasur kohë. Kanë qenë vitet e mia të arta për të punuar që kur të kem një moshë ti meritoj ato pushime, të kem një arsye për çfarë të pushoj, se një fëmijë s’kishte për çfarë të pushonte.

Popi më thoshte të ikim dhe unë ia ktheja mbrapsht, i thosha duhet t’i meritojmë ato pushime, s’jemi lodhur mjaftueshëm. Në moshën 18-vjeçare pata fatin të shëtisja në Europë në koncerte dhe kam vizituar vende të jashtëzakonshme, por kurrë nuk e kam marrë valixhen që të nisem për pushime. Edhe sot e kësaj dite nuk bëj”, u shpreh ajo.

Më tej, artisja u shpreh edhe për ëndrrën e saj më të madhe. “Ëndërr duhet të ishte patjetër në album, kam bërë 13 demo në ditë, por Popi më tha që do nxjerrim tre nga këto se është e pamundur, po mirë që ta ka ardhur frymëzimi. Ëndërr ishte që futa në studio dhe ka qenë ‘weird’ dhe ishte emocioni dhe ndjesia që kam dhënë në atë këngë që nuk artikulohej dot në tekst. Të flas për vete e kam të vështirë, u bë kohë që nuk flas për vete e më duket e çuditshme. Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme sepse në rrugën e udhëtimin që kam pasur më bën të kthej kokën pas dhe të mendoj se kanë qenë të vetmet vite të lumtura si një fëmijë i pafajshëm pa menduar për të nesërmen”.

Arilena Ara ka treguar në rrëfimin e saj një nostalgji të madhe për fëmijërinë dhe kohët me babanë e saj dhe lidhjen e ngushtë që kishte me familjen.

“Kam pasur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën. Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet. Më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes. Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri. Lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit. Kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane. Tregonim çdo gjë njëri-tjetrit”.

Arilena Ara malibu pushime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.