Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pushka top dhe puna e mbarë

20:45 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 saliberisha ilirmeta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

Drejtësia ka marrë “pushkën”. Dhe ne s’mund të themi tjetër gjë veçse të urojnë sipas traditës tonë “pushka top t’u bëftë”. 

Ca të arrestuar, ca në arrati, cë nën hetim e ca të përfolur se do të arrestohen së shpejti. 

Mazhoranca i konsideron si sukses të “luftës antikorrupsion” arrestimet e zyrtarëve të korruptuar. Ndërsa opozita akuzon për vendime politike lidhur me hapjen e hetimeve për ish kryeministrin Berisha.

“Gjyqet” publike nëpër studio rreken të zbulojnë se me kë është SPAK-u dhe ku do të dalë me këto që po bën. Dikush mendon se prokuroria ka marrë përsipër të pastrojë politikën dhe se Shqipëria do të shpëtojë pas kësaj.

Dikush mendon se SPAK po bën arrestime të komanduara nga Rama brenda qeverisë. Dikush tjetër mendon se është me mision për të shkatërruar opozitën për llogari të Ramës. Vërejtje ka plot, dhe lista e atyre që duhet të bëjë SPAK është e gjatë.

Por rëndësi ka që moçali po trazohet. Zullumi u trash shumë sepse ata që kishin në dorë çelësat nuk kishin frikë të vidhnin dhe u zhytën deri në fyt. Sepse pandëshkueshmëria ishte një ligj më vete.

Hetimet ndaj Berishës janë sprova më e madhe e drejtësisë në këto 3 dekada. Jo për shkak të peshës së tij si politikan, por për shkak se për herë të parë një ish- kryeministër hetohet e dyshohet për vendimet që ka marrë kabineti qeveritar që ai ka drejtuar. Sepse korrupsioni nuk bëhet me me valixhe “cash”, por me VKM dhe ligje.

Do të dalë kjo një “bllof” apo do të krijojë një kazus juridik?

Këtë s’e dimë!

Megjithatë, tani për tani, ajo që mund të bëjmë është ti themi SPAK-ut “puna e mbarë” dhe Ambasadës amerikane “faleminderit”.

Mentor Kikia pushka top
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.