Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me gazetarin Andi Tela. I ftuar në “Opinion” teksa sqaronte sherrin në Elbasan, Rama u përplas me Telën dhe i kërkoi të pushonte e të mos i kërkonte asgjë.
Për sherrin, Rama tha se ishte gjithçka e stimuluar nga Lulzim Basha, se ata që u zunë ishin një tufë rrugaçësh që dolën dhe shanë me “libër shpie.”
Pjesë nga Biseda:
Edi Rama: Pusho pusho se s’më kërkon dot ti mua të dënoj këtë e atë. Dhe është ofenduese që ma kërkon ti mua…edhe që nga momenti që e thua këtë gjë, unë nuk duhet të ulem fare me ty. Kaq po të them. Kjo rrugaçëri që del aty dhe nuk bërtet vetëm “Rama Ik” por edhem e librin e shtëpisë nuk janë qytetarë por rrugaçë
Andi Tela: Po ashtu janë, nuk janë edhe më të mirët e këtij vendi.
Edi Rama: Këtu këtu dëgjo këtu.
Andi Tela: Po, po.
Edi Rama: Dëgjo këtu se edhe në burg votohet. Partitë nuk janë kisha e xhami e di ti që votohet në burgje.
Andi Tela: Kam mbi 20 vjet që pasqyroj.
Edi Rama: Epo këtë duhet të dish. Një palë atje ishte sjellë nga lideri demokratik. Pala tjetër doli nga turma. Kaq.
Andi Tela: Aty kishte dhe gra.
Edi Rama: E çfarë domethënë që kishte dhe gra.
Andi Tela: Do të thotë që nuk ishte turmë agresive.
Edi Rama: Gjithçka ishte e stimuluar nga Lulzim Basha.