Edhe pse java e parë e janarit shënoi një rënie të konsiderueshmë të temperaturave. Por, pavarësisht të ftohtit, ata që janë të apasionuar pas aktivitetit fizik nuk janë dorëzuar edhe në këto ditë të acarta. Edhe pse jemi në stinën e dimirit, nuk është e thënë që stërvitja duhet lënë pas dore. Duket se më të vendosur janë ata, që prej vitesh bëjnë vrap nga liqeni, pasi tashmë stërvitja për këtë kategori është kthyer në stil jetese. Gjimnaziste, student, te moshuar, jane frekuentues të rregullt por ata me te rregulltit mbeten të moshuarit, në këto ditë të ftohta. Ata shprehen se pavaresisht te ftohtit, deshira per sportin eshte me e madhe. Dikush vrapon sepse i pëlqen të mbajë trupin në formë. Ka nga ata që besojnë se stërvitja të jep energji dhe lufton sëmundjet kardiovaskulare, mendore dhe shkatërron yndyrnat e sheqernat, të cilat janë një ndër shkaktarët e diabetit. Për këtë arsye, liqeni i Tiranës ishte sot i mbushur nga vrapues të moshës së tretë.
Pushtohet liqeni artificial, nga vrapues. Të rinj dhe të moshuar vrapojnë edhe në të ftohtë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment