Një pushues rrezikoi të mbytej këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit, në zonën e Ranës së Hedhun.
Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë që e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Bëhet me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.