Një 18-vjeçar rrezikoi të mbytej sot në plazhin e Tales në Lezhë.
Kanë qenë pushuesit e tjerë ata të cilët i kanë ardhur në ndihmë të riut, i cili më pas është marrë nga autoambulanca që e transportoi në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.