Marrëdhënia mes Arilena Arës dhe Popi Kolës është komentuar shpesh herë në mediat rozë. Dyshja gjithmonë janë shprehur se mes tyre ekziston vetëm marrëdhënie pune, por fotot shumë intime mes dyshes dhe dedikimet e ëmbla për njëri tjetrin tregonin të kundërtën.
Tashmë këngëtarja nuk e fsheh më partnerin e saj ku së fundmi ka publikuar një foto-album në Instagram. Në fotot e postuara mund të shihet se Arilena dhe Popi janë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
“Në këtë botë jemi vetëm ne”– shkruan artistja, teksa ka etiketuar Popin dhe ka bllokuar sektorin e komenteve.
Rikujtojmë se më parë Popi është shprehur se Arilenën e she si fëmijën që ka dashur gjithmonë të ketë, duke i hedhur posht pretendimet se mes tyre ka një romancë.
“Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit.
Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.”- ka treguar ai.