“Marrëdhëniet bilaterale konstruktive” me Korenë e Veriut,janë synimi i radhës nga presidenti rus Vladimir Putin. Forcimi i lidhjeve do të do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe do të ndihmonte në fuqizimin e sigurisë dhe stabilitetit në gadishullin korean dhe në rajonin e Azisë juglindore.
Lideri i shtetit të izoluar komunist, tha se miqësia mes dy kombeve ishte farkëtuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë dhe ishte konsoliduar shekull pas shekulli. Diktatori korean thotë se bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti mes dy vendeve kishte arritur në nivele edhe më të larta në frontin e përbashkët për t’iu kundërvënë kërcënimit ushtarak dhe provokimeve, nga ato që i quajti forca armike.
Bashkimi Sovjetik ishte një aleat i madh i Koresë së Veriut, duke i ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore dhe ndihma. Marrëdhënia e tyre filloi të krisej që prej shembjes së Perdes së Hekurt.