Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin kërkon nga industria e mbrojtjes të përmirësojë armët për ushtrinë

19:55 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi nga shefat e industrisë së mbrojtjes ruse që të përmirësojnë punën e tyre dhe të sigurohen që ushtria ruse të marrë të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që i duhen për të luftuar në Ukrainë.

Putin i bëri këto komente të premten gjatë vizitës në Tula, që është një qendër e prodhimit të armëve.

“Detyra kryesore për industrinë tonë ushtarake është që të ofrojë për njësitë dhe forcat që janë në vijën e frontit, gjithçka që ata kanë nevojë: armë, pajisje, municione, në sasi dhe cilësi të duhur në kohën më të shpejtë të mundshme”, tha Putin.

“Është e rëndësishme që të përmirësohen karakteristikat teknike të armëve dhe pajisjeve për luftëtarët tanë, bazuar në përvojën ushtarake që kemi fituar”, tha ai.

Gjatë kësaj jave, Putin tha se ushtria ruse u desh që të mësonte dhe tejkalonte problemet me të cilat është përballur në Ukrainë, dhe premtoi se ushtria do të ketë gjithçka që i duhet për të vazhduar luftën në Ukrainë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe deri më tani dhjetëra mijëra ushtarë janë dërguar në vijat e frontit.

Por, së fundi ushtria ruse është përballur me ngecje në fushëbetejë.

Gjatë takimit me shefat e industrisë së mbrojtjes, Putin tha se dëshiron të dëgjojë nga ta se si mund të përmirësohen disa probleme – të cilat nuk i specifikoi – dhe shtoi se dëshiron që specialistët e mbrojtjes të punojnë direkt me forcat në terren për të rregulluar armët dhe pajisjet në baza ditore./ Rel

armet putin ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.