Në fjalimin e tij në Asamblenë Federale në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij do ti arrijë qëllimet që ka.
Lideri rus akuzon Perëndimin për ndërhyrjen ushtarake në Kiev. “Ne i mbajmë mend të gjithë sesi po sulmonin Donbasin përpara 2022. Ata vijonin të vrisnin civilët. Të gjithë bënë sikur asgjë nuk bëri asgjë. Ishin ata që e nisën këtë luftë”,-tha Putin.
Që nga fillimi i pushtimit gati një vit më parë, pothuajse 7200 civilë kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, sipas një llogaritje të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (Ohchr). Sipas raportit 11,756 persona janë plagosur, por numri i përgjithshëm i viktimave është shumë më i lartë.