Në Rusi ka filluar votimi në zgjedhjet presidenciale, nga të cilat fitues shihet Vladimir Putini dhe për një mandat tjetër 6-vjeçar. Votimi do të zgjasë tri ditë, edhe pse rezultati nuk vihet në dyshim pasi Putini nuk ka asnjë kundërshtar të zëshëm, raportoi BBC.
Qendrat e votimit u hapën në Gadishullin Kamchatka, rajoni më lindor i Rusisë, dhe do të mbyllen në enklavën më perëndimore të Kaliningradit të dielën. Putini pati lajmëruar se do të rikandidonte gjatë një ceremonie madhështore të ndarjes së çmimeve ushtarake dhjetorin e kaluar. Aty ai pati ndarë nderime për ushtarët që kishin marrë pjesë në “operacionin ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai ka qenë president që nga viti 2000, përveç katër vjetëve si kryeministër për shkak të kufizimit dy-mandatësh që i lejon kushtetuta ruse. Më pas, Putini ndryshoi rregullat për t’ia lejuar vetes presidencën edhe një mandat. Mund të rikandidojë sërish më 2030, kur ai mbush 78 vjeç.
Gjatë kohës së tij në detyrë, Putini ka pasur kontroll ashtu që asnjë kërcënim real për pushtetin e tij të mos ekzistonte. Kritikët e tij më të zëshëm kanë vdekur, janë në burg ose janë dëbuar.