Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të avionit, ku raportohet se ka ndërruar jetë Prigozhin.
Putin u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve, ndërsa e përshkroi kreun e Wagner, Yevgeny Prigozhin, si një njeri të talentuar.
“Së pari dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave, kjo është gjithmonë një tragjedi”, tha ai. “Do të doja të theksoja se këta njerëz kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët në luftën kundër regjimit neonazist”, shtoi Putin, duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë.