Bota pothuajse e ka shpallur “non-grata” Putinin, por qeveria ruse ka zgjeruar listën e vendeve jo miqësore. Në listë u shtua Greqia, Danimarka, Sllovenia, Kroacia dhe Sllovakia.
Dokumenti tregon numrin e punonjësve që ambasadat dhe konsullatat e këtyre shteteve mund të punësojnë në Rusi. Në bazë të këtij vendimi u caktua kufiri prej 34 personash për Greqinë, 20 për Danimarkën dhe 16 për Sllovakinë/ Slloveni dhe Kroacia nuk mund të punësojë më staf vendor në misionet e tyre diplomatike dhe konsullore.
“Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe duke marrë parasysh veprimet e vazhdueshme armiqësore të shteteve të huaja të drejtuara kundër misioneve ruse jashtë vendit, ajo mund të zgjerohet”, thuhet në deklaratë.