Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar shefin e konglomeratit shtetëror të mbrojtjes, Sergei Chemezov, të rrisë prodhimin e dronëve sulmues.
Në pamjet e transmetuara nëpër media të ndryshme, Putin shihet duke iu drejtuar kreut të Rostec, Sergei Chemezov, gjatë një takimi mes dy palëve, duke u bërë thirrje që të rritet prodhimi i modeleve ruse të dronëve të tipit Kub dhe Lancet.
Në një deklaratë të veçantë, Chemezov zbuloi se Rostec do të fillojë prodhimin e aeroplanit të pasagjerëve MC-21 deri në vitin e ardhshëm.
Putin theksoi se prodhuesit rusë tani mund të zënë një hendek në treg pasi kompanitë e huaja tërhiqen.