Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi Ministrinë ruse të Mbrojtjes të dërgojë ushtrinë në rajonet lindore të Ukrainës.
Putin ka nënshkruar dekretet për të njohur dy rajonet lindore si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura, duke sfiduar paralajmërimet e Perëndimit se hapa të tillë do të jenë ilegalë dhe do të shkatërrojnë negociatat për paqe.
Dekretet nuk specifikojnë se çfarë mund të thotë kjo, por ekspertët në Ukrainë dhe Rusi kanë argumentuar se Putini tani mund të dërgojë zyrtarisht trupat ruse në zonat rebele të Ukrainës lindore.
Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër vendimin e Putinit.