Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putini paralajmëron vendet rivale që shkelin “vijën e kuqe” të Rusisë

23:13 / April 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin po paralajmëron rivalët e huaj kundër provokimit apo vënies në provë të forcës së vendit të tij, duke këmbëngulur se përgjigjja e Rusisë do të ishte “asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër”.

Komentet u bënë të mërkurën gjatë fjalimit të tij vjetor mbi gjendjen e vendit, mbajtur para zyrtarëve të lartë dhe të dyja dhomave të parlamentit rus. Putini tha gjithashtu se Rusia po përpiqet për marrëdhënie të mira me vendet e tjera. Ai u ofroi një ftesë vendeve për të “diskutuar çështje që lidhen me armët strategjike dhe sigurimin e stabilitetit global”.

Putini vazhdoi më tej duke sugjeruar se në disa vende, është bërë zakon të “fajësohet Rusia për gjithçka. Sikur të ishte një lloj sporti”. Ai tha se Rusia është përmbajtur dhe nuk i është përgjigjur kësaj armiqësie apo vrazhdësie të qartë.

Presidenti rus tha më tej se nëse dikush i gjykonte qëllimet e mira të Rusisë si moskokëçarje ose dobësi, “dhe është i gatshëm të djegë apo edhe të hedhë në erë ura lidhëse, duhet të dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër”.

“Unë shpresoj që askush nuk do të mendojë të kalojë vijën e kuqe me Rusinë. Dhe ku do të jetë kjo vijë e kuqe, në secilin rast të veçantë, do ta përcaktojmë ne vetë atë”, tha presidenti rus.

Retorika e ashpër vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë për përpjekjet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe për sulmet e saj kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve amerikane.

Pjesa më e madhe e fjalimit të Putinit u përqëndrua në çështje të brendshme, veçanërisht në trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe përpjekjet për të ndihmuar ekonominë e saj të dobët të rimëkëmbet nga vështirësitë që ka sjellë virusi. /Voa/

putini rivale vendet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.