Mbrëmjen e sotme Bledi Çuçi ka folur edhe për jetën private dhe kufizimet që i kanë sjellë postet ndër vite, dhe aq më tepër tani që është në detyrën e ministrit të Brendshëm.
“Nga pikëpamja e jetesës private është një privim i madh. Një “burgosje” në kuptimin shoqëror të fjalës, por këto janë kostot që duhet të heqim nëse angazhohesh në jetën publike, qeverisje, si në majat e larta në postin e ministrit të Brendshëm.
Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre. Edhe për darkë unë dal, vetëm me familjarët rrallë, por në këtë pozicion është shumë më e kufizuar” tha ai.