Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ndihet i bezdisur nga pyetjet e shumta mbi Erling Haaland, që i bëhen në çdo konferencë shtypi.
Pasi u pyet për të disatën herë se si po e përballon presionin sulmuesi që u ble me bujë nga Borussia Dortmund këtë verë, trajneri spanjoll u përgjigj me shaka.
“Që ta dini, nuk po shkoj në shtrat me të. Nuk jetoj me Haaland, kështu që nuk e di si e përballon. Por, në stërvitje e shikoj të qetë. Ishte i qetë pas humbjes ndaj Liverpool dhe ishte i qetë pas fitores ndaj West Ham”.