Në qarkun e Elbasanit, vijon procesi i numërimit ku nga 431 kutitë e votimit të përfunduara, PS po avancon me votat duke shënuar një diferencë të thellë prej 35 mijë vota. PD ka marrë 32.311 vota ose 29%, ndërsa PS numëron 66958 vota ose 60 % të tyre.
Ndërsa forcë e tretë renditet Nisma-SHB me 3% të votave ose 3835 vota dhe e katërta “Mundësia” me 2 % të votave ose 2239 vota.
