Shkencëtarët duket se janë në rrugë të mbarë sa i përket gjetjes së një mënyre për të mposhtur virusin Hiv që shkakton sëmundjen e Sidës.
Një tjetër pacient nga Londra është shëruar nga ky virus, duke u bërë kështu personi i dytë në botë që arrin t’ia dalë.
Sipas revistës shkencore ‘Nature’, ai është diagonstikuar me Hiv në vitin 2003, dhe për ta kuruar në vitin 2016, iu nënshtrua një transplanti të qelizave staminale të cilat vinin nga një burrë me mutacion gjenetik që mbron nga virusi Hiv dhe duket se e kanë shëruar nga infeksioni.
Në të dy rastet, pacientët, për të trajtuar leuçeminë, i janë nënshtruar transplantit të palcës kurrizore, duke marrë qeliza staminale nga donatorë me një mutacion të rrallë gjenetik që i reziston infeksionit të Hiv.
Në botë, rreth 37 milionë njerëz rezultojnë pozitivë ndaj Aids. Sëmundja vetëm sa mbahet nën kontroll me të ashtuquajturën terapi “antiretrovirale” (Arv).
Por në shumë vende të varfra dhe në zhvillim, virusi nuk kurohet dhe rreth 1 milionë njerëz vdesin çdo vit prej kësaj sëmundjeje.