Një mjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Drejtuesi i mjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
