Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 55-vjeçari nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një prej kuajve. 4 kuaj kanë ngordhur në vend, ndërsa disa të tjerë mendohet se janë plagosur duke u futur në zonën pyjore të Karaburunit për t’u shpëtuar saçmeve të armëve të gjahut që u shkrehën mbi to.
Postime te ngjashme
Add A Comment
