Policia në shtetin indian të Uttar Pradesh ka shpallur në kërkim një vajzë, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në dasmën e saj.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon gruan duke qëlluar katër herë në ajër, ndërsa ishte ulur pranë burrit të saj.
Policia lokale ka nisur hetimet ndaj gruas, e cila është zhdukur që nga ngjarja.
Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri gjatë ceremonive festive, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë.