Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë.
Së bashku me 24-vjeçarin K.H që ishte banues po në Theth, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit automatike.
Për arrestimin e tij kanë ndihmuar edhe banorët e zonës, ndërkohë i riu do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.