Erion Alibej alias Agim Shurbi, njeriu që akuzohet nga prokuroria e Elbasanit si personi i dyshuar, që ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e (Ilit) Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, është dënuar me dy vite burgim. Vendimi për dënimin e Alibej me 2 vite burgim është marrë pak ditë më parë nga një trupë gjykuese e gjykatës së Elbasanit, e cila e ka gjetur fajtor dhe dënuar Alibej për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Ky dënim nuk lidhet me dy vrasjet të Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, por me një ngjarje tjetër të regjistruar në vitin 2018 në Elbasan.
Vrasja e Ramazanit dhe Runaj, erdhi si pasojë e përplasjeve të grupeve kriminale në Elbasan dhe në shenjë hakmarrje, për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Enea Alibej, me nofkën (Tarzani), dajën e tij Arben Dylgjeri dhe shokun turk Erdal Duranay.