Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljano Sali., 19 vjeç, banues në Korçë.
Ai u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.
Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.